Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Liza Gashi, zv. ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, flet për dialogun me diasporën dhe konkursin për Shqiptarët "Colours Of Albanians 2022". 

Për librin për vendlindjen "Mirë Se Erdhët" dhe për vendlindjen nga përspektiva e fëmijëve të rritur në diasporë.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Afrim Muçiqi, përfaqësues i estradës në Odën e Hotelerisë, do të flas për protestën e gastronomëve para qeverisë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme