13:24 / 14.12.2021
Kurti emëron këshilltaren politike për Çështjet e Komuniteteve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve.
Elizabeth Gowing ka studiuar në Magdalen College, Oxford dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.
Ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe.
Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë,Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë.
Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja - biografinë e Adem Demaçit dhe kujtimet e Hasan Prishtinës.























