Përparim Rama zëvendësohet në Kuvendin Komunal
BKT
Lajme

Përparim Rama zëvendësohet në Kuvendin Komunal

Sami Salihu nga Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zëvendësojë Përparim Rama, në asamblenë komunale të Prishtinës.

Përveç Ramës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe rekomandimin për zëvendësimin e nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj me Pëllumb Bajqinovcin.

Kujtojmë se kryetari i ri i Prishtinës, ditë më parë ka pranuar zyrtarisht detyrën e kreut të kryeqytetit.

Rama ka dhënë betimin para anëtarëve të asamblesë komunale të Prishtinës.


MË SHUME NGA Lajme