Si të aplikoni penelin në varësi të formës së syrit tuaj
BKT
Lifestyle

Si të aplikoni penelin në varësi të formës së syrit tuaj

Ka disa mënyra për të aplikuar penelin. Në varësi të mënyrës që do të zgjidhni, mund të ndryshoni paksa formën e syve ndërkohë që do t’i jepni stil edhe grimit tuaj, nga gotik, dramatik, retro në shik. Mund ta aplikoni vetëm në qepallën e sipërmne, në këndin e jashtëm ose në të gjithë gjatësinë e syrit.

Nëse keni sy të vegjël, formimi i saktë i linjës së penelit luan një rol të rëndësishëm për t’i bërë sytë të duken më të mëdhenj dhe më intensivë. Prandaj mund të krijoni një vijë të hollë nga cepi i brendshëm te pjesa e jashtme e syrit. Nëse keni sy të mëdhenj, mund ta bëni vijën më të gjerë duke i dhënë thellësi shtesë pamjes suaj.

Nëse doni të krijoni një pamje seksi, stili i syve mace është ideal. Trashësia e penelit duhet të jetë e hollë në pjesën e brendshme dhe ndërsa lëvizni drejt qosheve të jashtme duhet të bëhet më e gjerë. Për një pamje të freskët dhe rinore mund të aplikoni penelin vetëm në cepat e jashtëm të syve.

Si të aplikoni eyeliner në varësi të formës së syrit tuaj