Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Iliriana Jaka-Gashi, drejtoreshë e organizates Kosova Women 4 Women, flet për fushatën e kësaj organizate kundër dhunës ndaj grave "Ki Kon e Thirrë".
Për fushatën "Le Të Flasim Për Ajrin e Ndotur", do të flas, Karin Hernmarck, ambasadore e Suedisë në Kosovë.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, do të flas për rritjen e numrit të vullnetarëve dhe për rezervat e Qendrës Kombëtare te Transfuzionit të Gjakut.
Kushtrim Krasniqi, zëdhënës i Komitetit Olimpik të Kosovë, flet për konferencën ndërkombëtare "Sporti dhe Media".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.
.























