Tahiri: S’është lajm që dimrit rritet konsumi i rrymës
BKT
Lajme

Tahiri: S’është lajm që dimrit rritet konsumi i rrymës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nuk është edukative t’u thuhet qytetarëve ta kursejnë energjinë elektrike, sepse e dinë.

Tahiri tha se po ashtu dihet se në stinën e dimrit rritet konsumi i energjisë elektrike.

“Nuk është lajm për asnjë qytetar me i thanë që në dimër rritet konsumi i energjisë elektrike, sepse këtë e di edhe fëmija në djep. Sikurse nuk është edukative me iu thënë qytetarëve të Kosovës kursejeni rrymën se para 25 vjete – 30 vjete, na kanë thënë baba, nana, ‘nale dritën në banjo, nale plloqën, nale bojlerin'”, tha Tahiri.

Ai tha se Qeveria duhet të punojnë ngushtë që të sigurojnë energji elektrike.


MË SHUME NGA Lajme