Rizvanolli: Po bëjmë përpjekje që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë
BKT
Lajme

Rizvanolli: Po bëjmë përpjekje që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë

Në konferencën për medie të thirrur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kjo e fundit tha se Qeveria është duke bërë përpjekje maksimale për të evituar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në mënyrë që të mos afektohen konsumatorët.

Tutje, Ministrja Rizvanolli shtoi se nëqoftëse vie deri te rritja e çmimit të energjisë, atëherë qeveria do t’i dal në ndihmë konsumatorëve të cilët janë me asistencë sociale dhe do të bëjë thirrje të vazhdueshme për kursim të energjisë, në mënyrë që barra financiare të jetë sa më e ulët për konsumatorët.

Kurti dhe Rizvanolli kanë bërë edhe një herë thirrje tek qytetarët që të kursejnë sa më shumë energji elektrike, në mënyrë që të ndihmohet kalimi i krizës energjetike.


MË SHUME NGA Lajme