EULEX: Nuk ndërhyjmë direkt në procedurat gjyqësore,vetëm japim rekomandime
BKT
Lajme

EULEX: Nuk ndërhyjmë direkt në procedurat gjyqësore,vetëm japim rekomandime

EULEX ka bërë prezantimin e Raportit të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Lars-Gunnar Wigemark, shefi i Misionit të EULEX, tha se si mision nuk ndërhyjnë direkt në procedurat gjyqësore, vetëm japim rekomandime.

“Qysh nga fillimi i vitit 2019, EULEX ka përgatitur 5 raporte, ku tri të parat me KGJK-në, PKP-në e MD-në. Ndërsa në tetor të vitit të 2020-ës, EULEX ka prezantuar raportin e parë publik për monitorimin e policisë, prokurorisë e gjyqësorit. EULEX nuk mund të ndërhyjë në mënyrë direkt në procedurat gjyqësore, por ajo çka mund të bëjmë është që të ofrojë rekomandime”.

Tutje, Wigemark deklaron që monitorimi mund të funksionojë vetëm nëse ka bashkëpunim.

“Për shkak të këtij bashkëpunimi deri më tani kjo karakteristikë e funksionimit të fuqishëm është duke shkuar mirë. Monitorimi e përfshin tërë zinxhirin e gjyqësisë”, tha Wigemark.


MË SHUME NGA Lajme