13:55 / 16.12.2021
Shtyhet ndeshja Tottenham – Leicester City
Përballja interesante mes Tottenhamit dhe Leicester Cityt, e paraparë që të zhvillohet sonte (e enjte) është shtyrë.
Shkaku i COVID-19, kjo përballje nuk do zhvillohet dhe do caktohet për një datë tjetër.
Është skuadra e Leicesterit që ka pasur një ‘shpërthim’ të rasteve me COVID-19, me Tottenham që për këtë arsye nuk zhvilloi ndeshjen ndaj Rennes në javën e kaluar.
Kjo nuk është ndeshja e vetme në Premierligë që shtyhet shkaku i COVID-19, ngase edhe dje përballja Burnley – Bentford, u shty në momentet e fundit.
Ndërkohë, janë planifikuar dy ndeshje sonte, ajo mes Chelseas dhe Evertonit dhe Liverpool – Newcastle United.























