Kurti viziton KEK-un, takohet me menaxhmetin
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Termocentralin "Kosova B", ku është informuar se njëri bllok është kthyer në punë.
Kreu i ekzekutivit në një prononcim për media tha se janë të interesuar për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme.
Ai theksoi se duke rënë blloqet me avaritë, kanë pasur hallin e devijimit duke marrë energji më shumë se që duhet.
"E kemi lajmin e mirë se njëri bllok është kthyer në punë. Unë mora vesh se lopatat, flatrat e turbinës së gjeneratorët janë ato të cilat janë dëmtuar dhe kur kanë rënë poshtë e kanë dëmtuar kondensatorin. Duke iu rikthyer njërit bllok, është rifunksionalizuar Termokos-i... Unë jam këtu bashkë me drejtorin e KEK-ut Nagip Krasniqi dhe ministren Artane Rizvanolli dhe Hekuran Muratin. Pa ekonomi nuk ka financa, dhe pa financa nuk ka energji", tha Kurti.
Ai theksoi se bashkëpunime për çështjen e energjisë janë bërë më së shumti me Republikën e Shqipërisë.
Për këtë miniatrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kanë marrë premtime nga Shqipëria se do të ndihmojnë Kosovën për të tejkaluar krizën me energji.
"Kemi premtime që sa do pak do të na ndihmojnë për të kaluar këtë krizë. Dhe ne do ua këmbejmë megavat për megavat", ka deklaruar ajo.























