Ridvan Berisha: Shëndeti, interes kombetar, Dr. Latifi ministër jo populist
BKT
Lajme

Ridvan Berisha: Shëndeti, interes kombetar, Dr. Latifi ministër jo populist

Gazetari i njohur, Ridvan Berisha, në profilin e tij “Debat” në Facebook, ka shkruar rreth gjendjes aktuale me pandeminë.

Sipas tij, ky debat është prezent në të gjitha vendet që kanë pikëpamje demokratike, por edhe ato që nuk janë të zhvilluara në këtë aspekt. Ai thotë se masat antiCOVID nuk janë populiste, por ato duhet të zbatohen.

“Masat e rrepta antiCovid nuk janë populiste, rrjedhimisht nuk përkthehen në përkrahje popullore. Në kontekstin kosovar, sidomos duke e marrë parasysh përvojën e keqe që e ndajmë për lirinë e pashpjeguar të masave gjatë muajve të verës, me bilac tragjik të vdekjeve, sot, vërtetë ministri i ri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, ta keni parasysh se, është profesionist i patentuar, nuk vuan nga sindromi politik kosovar, a e pelqeni ju atë apo jo. Ka ardhë nga SHBA për të kontribuar për atdheun”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Rreth debatit per dhe kunder masave anti Covid ne funksion te mbrojtjes se shendetit te popullsise. Ky debat thuajse eshte prezent ne te gjitha vendet qe jane e s'jane te zhvilluara nga pikepamja e demokracise e veçanerisht nga dimensioni zhvillimor ekonomik. Shendeteti i popullsise eshte kategori e larte e interesit te sigurise kombetare. Masat e rrepta anti Covid nuk jane populiste, rrjedhimisht nuk perkthehen ne perkrahje popullore. Ne kontekstin kosovar, sidomos duke e marre parasysh pervojen e keqe qe e ndajme per lirine e pashpjeguar te masave anti Covid gjate muajve te veres, me bilac tragjik te vdekjeve, sot, vertete ministri i ri i Shendetesise Dr. Rifat Latifi, ta keni parasysh se, eshte profesionist i patentuar, nuk vuan nga sindromi politik kosovar, a e pelqeni ju ate apo jo. Ka ardhe nga SHBA per te kontribuar per atdheun. Atij i intereson, jam i bindur per kete, marrja e çdo mase ne funksion te mbrojtjes se shendetit kolektiv te popullsise dhe padiskutim edhe zhvillimi i shendetesise publike, ne nevoje te madhe aktualisht per progres. Pritjet i kam nga ky profesionist i çmuar i fushes, po ia leme kohes me mire me e deshmu!


MË SHUME NGA Lajme