Kosova ka marrë statusin e asociuar në programin `Horizon Europe`
Ardiana Hajzeri, Radio Kosova
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se Kosova ka marrë statusin e asociuar në programin “Horizon Europe” me të drejta të plota.
Zyrtarë të MASHT kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se me këtë marrëveshje, Kosova fiton statusin e asociuar në program me të drejta të plota, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kosova është bërë pjesë aktive e Hapësirës Evropiane të Kërkimit, pasi që ka marrë statusin e asociuar në programin “Horizon Europe” me të drejta të plota. Udhëheqësja e divizionit për bashkëpunim ndërkombëtar në arsimin e lartë dhe shkencë në Ministrinë e Arsimit, Qamile Sinanaj në një përgjigje për Radio Kosovën theksoi se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, për arsye së është programi kryesor i BE-së për financimin e punës kërkimore dhe inovacionit.
“Kjo marrëveshje ua mundëson subjekteve juridike dhe individëve të cilët merren me hulumtim dhe inovacion të kenë qasje në fondet e Bashkimit Evropian. Programin “Horizon Europe” është programi kryesor i BE-së për financimin e punës kërkimore dhe inovacionit dhe përmes këtij bëhet i mundur bashkëpunimi ndërkombëtar në ketë fushë.”
Po ashtu, Sinanaj tha se pjesëmarrja e Kosovës deri më tani në këto programe ka qenë e limituar, për arsye se në shumë skema nuk ka pasur qasje.
Toni: 2 Qamile Sinanaj
“Deri me tani Kosova ka mundur të marrë pjese në program si vendi i tretë. Si vend i tretë pjesëmarrja ka qenë e limituar për subjektet dhe individët nga Kosova, për arsye se në shumë skema Kosova nuk ka pasur qasje.”
Marrëveshja për asociim në Programin “Horizon Europe” hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës. Megjithatë, subjekteve juridike nga Kosova u është lejuar të aplikojnë edhe në thirrjet e vitit 2021, ndërsa fituesit do të mundë t’i realizojnë projektet e tyre pas ratifikimit të Marrëveshjes.























