11 raste të reja me Covid-19
11 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar me koronavirus në vend.
Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1 mijë e 700 mostrave.
“Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941. Në total numri i rasteve aktive është 317”, thuhet në raport.
Njoftimi i plotë:
17 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës.
Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 317.























