Ancelotti godet Barcelonën: Nuk është rivale direkte
BKT
Sport

Ancelotti godet Barcelonën: Nuk është rivale direkte

Trajneri i Real Madrid është treguar i pamëshirshëm në komentet për skuadrën e Barcelonës.

Ancelotti beson se skuadra si Sevilla dhe Real Betis janë kërcënim më i madh për skuadrën e tij, sesa ajo e Barcelonës.

Italiani nuk e sheh skuadrën e Xavi Hernandez si rivale direkte këtë sezon për titullin, sepse ata janë shumë poshtë në tabelë.

“Barca s’është rivale direkte tani, sepse ka skuadra tjera më afër, si Sevilla apo Betis”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.

“Por, ata kanë kualitetin e duhur që të përmirësohen në tabelë dhe po të isha trajner i Barcelonës do të thoja pikërisht të njëjtën gjë sikur Xavi”, shtoi ai.

Real Madrid është në një seri prej 13 ndeshjeve pa humbje, duke fituar 10 prej tyre.