“Top klubet evropiane e duan Haaland-in, sidomos Real Madrid”
Real Madrid mesa duket është skuadra më e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, kështu ka thënë drejtori i klubit gjerman, Aki Watzke.
Watzke ka konfirmuar interesimin e “Los Blancos” për norvegjezin, por nga ana tjetër edhe konfirmoi që edhe top klubet evropiane janë në garë gjithashtu.
Haaland pritet të largohet në verë nga Dortmund, me top klubet evropiane që janë gati të paguajnë kërkesat e agjentit Mino Raiola dhe klauzolën e lirimit në vlerë 75 milionë euro.
Sidoqoftë, Watzke thotë se interesimin më të madh për qendërsulmuesin e ka shprehur Real Madridi.
“E ardhmja e Haaland? E di që top klubet evropiane e duan sidomos Real Madrid. Interesimi i madh nga Madridi është i konfirmuar. Mendoj se liga spanjolle do t’i përshtatet më mirë se ajo angleze. Në përgjithësi shpresoj që qëndron me ne”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Real Madrid mbetet i fokusuar te Kylian Mbappe dhe Antonio Rudiger, me presidentin Florentino Perez që është duke punuar për epokën e re të ‘Galaktikëve’.























