17:07 / 19.12.2021
Edhe Wolves e ndal Chelsean
Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola me Wolverhamptonin në xhiron e 18-të të Premier Ligës.
Ky është barazimi i dytë radhazi për skuadrën e Thomas Tuchel që në xhiron e kaluar barazoi 1-1 me Evertonin.
“Blutë” e Londrës ishim më të mirë gjatë gjithë takimit duke e pasur edhe posedimit e topit dhe numrin e goditjeve drejt portës, por nuk ia arritën qëllimit.
Ky barazim e lë Chelsean me gjashtë pikë prapa Manchester Cityt si lider i tabelës, Ata kanë 38 pikë në vendin e tretë, kurse skuadra e Guardiolas është e para me 44 sosh.























