17:54 / 19.12.2021
S’ndalet Mergim Berisha, sërish gjen golin në Turqi
Në Superligën e Turqisë është duke u zhvilluar derbi ndërmjet Fenerbahces dhe Besiktasit.
Skuadra e Fenerbahches është duke avancuar me rezultat 2-1. Ata që realizuan janë Mesut Ozil në minutën e 14’ dhe Mergim Berisha në minutën e 30, ndërsa për Besiktasin golin e realizoi Josef.
Berisha po bëhet gjithnjë e me i rëndësishëm për skuadrën e tij në këtë edicion të kampionatit elitar të futbollit ne Turqi.























