Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir të parë janë Besnik Shabiu vullnetar dhe Fiona Bakija vullnetare. Ata flasin për VULLNETARIZMIN MJEDISOR.

Xhemajl Rexha kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, flet për AKTIVITETET E ASOCIACIONIT TË GAZETARËVE TË KOSOVËS dhe ÇMIMET VJETORE PËR GAZETARI 2021.

Kurse mysafirë të tjerë janë Naser Shatrolli  regjisor, Neritan Liçaj aktor dhe Altea Alushi  aktore. SHFAQJA NGA TIRANA “VAGON” SONTE NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS.

 

PËR FLUKSIN E UDHËTARËVE PËR FESTAT E FUND-VITIT, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Aeroporti “Adem Jashari” .

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se SI DO TË JETË MOTI KËTË JAVË?.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme