Ministri danez falënderon Kosovën për dhënien me qera të qelive
BKT
Lajme

Ministri danez falënderon Kosovën për dhënien me qera të qelive

Ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Haekkerup, e ka falënderuar Kosovën për dhënien me qera të qelive ku do të vendosen të burgosur nga ky shtet.

Ai pas nënshkrimit të marrëveshjes në një konferencë për medie sqaroi se marrëveshja do të ndihmojë këtë shtet në zgjidhjen e problemit me buxhet.

“Është vizita e parë në Kosove, mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin. Sapo nënshkruam një letër që e shohim gurthemel për marrëveshje të ardhshme. Kjo marrëveshje do të zgjidh problemin me burgjet në Danimarkë”.

“…të burgosurit që do t’i shërbejnë dënimet janë nga Danimarka dhe tashmë kemi diskutuar që do të transferohen në Kosovë. Ne jemi në një pikë ku ka shumë punë për të bërë që do të mbulojë shumë fusha”.

Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkrua marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qera të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet për 10 vjetët e ardhshme.


MË SHUME NGA Lajme