Willian: Doja të largohesha nga Arsenal pas vetëm tre muajve
BKT
Sport

Willian: Doja të largohesha nga Arsenal pas vetëm tre muajve

Ish mesfushori i Chelsea dhe Arsenal, Willian, ka dhënë disa komente brutale lidhur me skuadrën e Gunners.

Braziliani kalonte te skuadra e Arsenal nga Chelsea, por duket se aty ka pasur aventurën më të keqe në karrierën e tij.

Lojtari ka bërë të ditur se ishte pishman për kalimin te pjesa e kuqe e Londrës pas vetëm tre muajve.

“Unë nuk isha i lumtur, kjo është arsyeja që nuk performoja mirë. Nuk dua të futem në detaje, por nuk isha i lumtur”, ka thënë Willian, transmeton lajmi.net.

“Kur shkova atje isha i lumtur, por pas tre muajve, i thash agjentit ‘Të lutëm, dua të shkoj”, ka thënë mes tjerash braziliani.

33 vjeçarit iu shkëput kontrata tek Arsenal. Ai e niste mirë aventurën e tij, por diçka u shkëput në mes të rrugës dhe çoi drejt fundit të parakohshëm