Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për librin "Politika në Lindjen e Mesme" do të flas, Zenun Halili, autor i librit.
Për nisjen e operimeve për rinkonstruksionet e gjirit në QKUK, do të flasin, Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Ylber Zejnullahu, kirurg plastik.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës, do të flas për rizgjedhjen e tij në krye të kësaj komune dhe për projektet në këtë komunë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























