09:17 / 22.12.2021
Smoothie me molla dhe banane
Niseni mëngjesin lehtë dhe shëndetshëm, me një pije që ju mbush energji dhe është e shijshme.
Përbërësit
1 banane e ngrirë e prerë në copa
½ filxhan lëng portokalli
1 mollë e qëruar dhe e prerë në copa
1/4 filxhan qumësht
Përgatitja
Në mikser përziejmë bananen, lëngun e portokallit, mollën dhe qumështin. I përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. E hedhim në gotë dhe e shërbejmë.























