09:49 / 22.12.2021
Bordi nesër diskuton për gjendjen aktuale në RTK
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës me datën 23 dhjetor 2021 do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të diskutohet për gjendjen aktuale në RTK..
Në këtë mbledhje është i ftuar drejtori i përgjithshëm i RTK-së, drejtori i zyrës ligjore dhe drejtori i financave.
Mbledhja do të mbahet në ora 10:00 në zyrën e Bordit/ Radio Kosova/ Kati IV.























