Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Bedri Osmani, kirurg torakal, kryetar i shoqatës së kirurgëve torakal, do të flas për operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit në kirurgjinë plastike dhe nevojën për zgjerimin e hapësirave për këtë klinikë.

Anyla Etemi, nga ninaboxes, flet për zgjedhjen e dhuratave për fundvit.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Mehmet Ballazi, kryetar i Hanit të Elezit, do të flas për projektet për 2022.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme