Ushtria e SHBA-së krijon vaksinën për të gjitha llojet e Covid
Pas rreth dy vitesh, shkencëtarët në institutin e kërkimeve të ushtrisë, Valter Reed, besojnë se kanë krijuar një vaksinë efikase kundër të gjithë varianteve të Covidit dhe Sarsit.
Kërkuesit në Valter Reed, pritet ta shpallin zyrtarisht përfundimin e punës së tyre në javët e ardhshme. Ushtria nisi të punonte me vaksinën me nanopjesëzat Spike Ferritin të Covid 19, në fillim të 2020-ës. Nga fillimi ekspertët punuan për të krijuar një vaksinë që mund të mbrojë kundër të gjithë varianteve ekzistuese dhe atyre të mundshme të viruseve. Laboratori përfundoi testimet tek kafshët më herët këtë vit me rezultate pozitive, para se të merrej miratimi për fazën e pare të testimit tek njerëzit, në prill 2021.
Mjekët në degën e sëmundjeve infektive në Valter Reed konfirmojnë se faza e parë ka përfunduar me sukses më herët këtë muaj duke u testuar madje edhe për Omicron dhe variantet e tjera ekzistuese. Rezultatet treguan se vaksina spFN krijon një reagim të fortë imunitar dhe mbron gjerësisht ndaj shumë varianteve të Covidit dhe Sars-it. Emergjenca në përshkallëzim e koronaviruseve tek njerëzit, gjatë dy dekadave të fundit dhe rritja e varianteve të Sars Cov 2, përfshirë edhe Omicronin, nënvizojnë nevojën e vazhdueshme për vaksina parandaluese të gjeneratës së ardhshme që ofrojnë mbrojtje të gjerë ndaj koronaviruseve – thonë ekspertët. Tani Valter Reed po punon me një partner industrial që ende nuk njihet për nxjerrjen në treg të vaksinës.























