Latifi takohet me Zicherman, flasin për reagimin emergjent kundër Covid
BKT
Lajme

Latifi takohet me Zicherman, flasin për reagimin emergjent kundër Covid

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u takua sot me shefen e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë takim Zicherman uroi ministrin Latifi  për detyrën dhe theksoi gatishmërinë e UNICEF-it për të vazhduar partneritetin e mëtutjeshëm në përkrahje të shëndetit publik, në nivele të ndryshme dhe projekte konkrete.

Ndërsa, në fokus të takimit ishte angazhimi ndaj reagimit emergjent kundër COVID-19 dhe vaksinimi.

“Në fokus të takimit ishte angazhimi ndaj reagimit emergjent kundër COVID-19 dhe vaksinimi, si dy nga prioritetet e përbashkëta, ku me ç’rast Dr. Latifi falënderoi UNICEF-in në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen në këtë sfidë të përbashkët shëndetësore”, thuhet nga MSH.

 


MË SHUME NGA Lajme