Dua për përzgjedhjen e filmit ‘Zgjoi’ për të fituar Oscar:Krenare gjithmonë
BKT
Kulturë

Dua për përzgjedhjen e filmit ‘Zgjoi’ për të fituar Oscar:Krenare gjithmonë

Filmi i regjisores kosovare, Blerta Basholli, `Zgjoi`, ka numëruar plotë suksese të saj.

Së fundi ky film po merr edhe një tjetër çmim.

Ky film është futur në rreth të ngushtë të nominimit për filmin më të mirë të huaj nga Akademia Amerikane e filmit.

Ky është suksesi më i madh i filmit kosovar deri më sot.

E për këtë kanë reaguar shumë fytyra të njohur publike dhe kanë uruar që ky film të marrë suksese të tjera.

Për këtë ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Përmes një postimi në instagram ajo është ndjerë krenare me këtë sukses, mes të tjerash ajo ka shkruar: Kosova drejt Oskarit 2022, ekstremisht krenare,  çfarë mënyre e bukur për të mbyllur vitin.

Filmi ‘Zgjoi’ ka marrur shumë lavdata dhe është komentuar shumë.

 


MË SHUME NGA Kulturë