Presidente Osmani nesër pret me ceremoni shtetërore Zoran Milanoviq
BKT
Lajme

Presidente Osmani nesër pret me ceremoni shtetërore Zoran Milanoviq

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nesër do të jetë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Milanoviq do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ceremonitë më të larta shtetërore.

Ceremonia do të fillojë nga ora 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova” të kryeqytetit.

Presidenca ka njoftuar se pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.


MË SHUME NGA Lajme