Nën akuzat se ndihmoi PDK-në, LDK në Mitrovicë shkarkon Armend Agollin
BKT
Lajme

Nën akuzat se ndihmoi PDK-në, LDK në Mitrovicë shkarkon Armend Agollin

​​​​​​​Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet e tjera të partisë, Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina-Imerin.

Përjashtimi i tyre erdhi në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, derisa vendimi ka ardhur me votë unanime.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga dega e LDK-së në Mitrovicë, arsyeja e shkarkimit të tyre është se të njëjtit që nga përfundimi i procesit të zgjedhjeve lokale, kanë vepruar në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

Sipas njoftimit, ata kanë bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, “duke i mbivotuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”.

“Të njëjtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnik të LDK-së u kanë dhënë. Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia politike e aktivistëve të saj besnik”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Armend Agolli, ish-kandidat i LDK-së në zgjedhjet komunale të tetorit, ka arritur të mbledhë 10.91 për qind të votave, duke u renditur në vendin e tretë në tabelën e rezultateve të KQZ-së në këto zgjedhje.


MË SHUME NGA Lajme