Shqyrtohet Projektligji për Gjykatën Komerciale
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-015 për Gjykatën Komerciale, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-013 për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, me raport amandamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit;
5. Shqyrtimi i Projektligjin nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti;
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-76 për shëndetin riprodhues, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-038 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-192 për transplantimin e indeve dhe qelizave, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-039 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-024 për shërbimin mjekësor emergjent, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
9. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-041 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-023 për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
11. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-044 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-110 për ndërprerjen e shtatzënësisë, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
12. 14. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
13. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-051 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/38 për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale























