Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Tirana, për fluturimet dhe destinacionet e reja në aeroprtin e Kukësit "Zayed" dhe për masat për përballimin e stinës së dimrit, do të flas, Xhesika Peco, menaxhere e marketingut në Aeroportin e Kukësit.

Dr Valbon Krasniqi, drejtor i  SHSKUK-së, do të flas për SHSKUK-në gjatë vitit të pandemisë, për sherbimet mjekësore gjatë vitit 2021, se a po rrezikohet SHSKUK me largimin e mjekëve nga Kosova dhe për pritjet dhe planet për 2022.

Në lidhje të drejpërdrejt nga Galeria e Arteve, do të flas, Naim Spahiu, ushtrues i detyrës së drejtorit të GKK-së.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme