Mesazhi i Krishtlindjes nga kryetari i Kishës Protestante Ungjillore
BKT
Lajme

Mesazhi i Krishtlindjes nga kryetari i Kishës Protestante Ungjillore

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovë në krye me pastorin Femi Cakollin, përmes një mesazhi dërguar mediave ka uruar me rastin e Krishtlindjes.

Në mesazh ndër tjerash thuhet: Lutemi dhe urojmë që secili prej nesh të gjejë kuptimin e jetës dhe ta materializojë atë që quhet Shpresa e Gjallë!  Le tё pёrfundojё shtegtimi yt i shkretёtirёs. Le tё mbyllet migrimi ynё prej kёtu e nё perёndim dhe le tё nisë migrimi nga terri nё dritё, nga kotёsia te pёrmbajtja, nga epshet te virtytet, nga marrёzia te urtёsia, nga vajtimi te ngazёllimi dhe nga kalbja te rilindja!

Mesazhi i plotë:

Tё dashur miq e mikesha, paqe nga Zoti ynё Jezus Krisht,

Dhjetori për gjithë komunitetin protestant në Kosovë paraqet muajin festues tё Krishtlindjes, prandaj edhe mbahen shërbesa, projekte, darka, manifestime e takime të shumta nëpër kishat dhe sheshet e qyteteve tona. Krishtlindja është jehona e lavdisë së turmave të panumërta engjëllore dhe të 2.5 miliardë të krishterëve. Krishtlindja ёshtё festa më masovike nё botë duke kumtuar lajmin e mirë për lindjen e Shpëtimtarit të njerëzimit. Pa Jezusin nё qendër nuk ka Krishtlindje të ndritshme.

Jezusi u lind para 2000 vitesh në Betlehem nga e zgjedhura Maria e Virgjër. Krishtlindja është përmbushja e rreth 400 profecive biblike dhe përmbushja e besёlidhjes sё Atit tё mirё. Ardhja e Mesisё në botë është ngjarja dhe misioni më i madh i Perëndisë në historinë njerëzore. Tёrë kjo histori përmblidhet nё tri fjalë: histori Hiri, histori Ungjilli, histori Dashurie. Le tё marrim kёto ditё nga hiri i tij, nga ungjilli i tij, nga dashuria e tij! Kёto janё falas. Janё falas jo se nuk vlejnё por se askush nuk mund t’i blejё ato.

Jezusi është dhurata më e madhe qё Perёndia i dha njeriut.

Kjo festë le t’i shërbejë vendit tonë të mbledhë më shumë forca tё mira, frymё tё vёrtetё, liri me dobi,  unitet për vepra të qëndrueshme. Nё Kosovёn tonё kemi mё shumё duar qё mund të japin sesa qё të marrin. Le t’i zgjasim kёto duar kah njëri-tjetri e sё bashku tё shtrira kah Zoti pёr lutje, adhurim, paqe dhe mirёqenie. Ne lutemi për paqen e vërtetë që tejkalon çdo zgjuarsi (Fil.4:7).

Lutemi që të shtohet besa mes nesh dhe kjo të rrijë këmbëngul për çdo situatë jetësore. Le tё bёhemi lypsarё sё kёrkuari fuqinë dhe kurajën që të gjejmë falje pёr vetёn tonё, falje tek tjetri dhe Zoti. Dëshira dhe vullneti i Zotit është që ne ta njohim personalisht Birin e Tij dhe që të jemi transformuar përditshëm, dhe kështu Perëndia do të na përlëvdojë neve një ditë – na kujton Shkrimi.

Lutemi dhe urojmë që secili prej nesh të gjejë kuptimin e jetës dhe ta materializojë atë që quhet Shpresa e Gjallë!  Le tё pёrfundojё shtegtimi yt i shkretёtirёs. Le tё mbyllet migrimi ynё prej kёtu e nё perёndim dhe le tё nisë migrimi nga terri nё dritё, nga kotёsia te pёrmbajtja, nga epshet te virtytet, nga marrёzia te urtёsia, nga vajtimi te ngazёllimi dhe nga kalbja te rilindja!

Për shumë mot Krishtlindjen gjithë të krishterëve dhe vendit tonë Kosovës! Gëzuar!


MË SHUME NGA Lajme