Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Tirana, për fluturimet dhe destinacionet e reja në aeroprtin e Kukësit "Zayed" dhe për masat për përballimin e stinës së dimrit, do të flas, Xhesika Peco, menaxhere e marketingut në Aeroportin e Kukësit.
Dr Valbon Krasniqi, drejtor i SHSKUK-së, do të flas për SHSKUK-në gjatë vitit të pandemisë, për sherbimet mjekësore gjatë vitit 2021, se a po rrezikohet SHSKUK me largimin e mjekëve nga Kosova dhe për pritjet dhe planet për 2022.
Në lidhje të drejpërdrejt nga Galeria e Arteve, do të flas, Naim Spahiu, ushtrues i detyrës së drejtorit të GKK-së.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























