City s’do të blejë në janar
BKT
Sport

City s’do të blejë në janar

Pep Guardiola thotë se Manchester City s’do të blejë sulmues në janar.

City po vuan për një 9-sh, dhe edhe më keq është largimi i Ferran Torres, që vet Guardiola e konfirmoi se po bisedon me Barcelonën.

Sido që të jetë, ai është i kënaqur me skuadrën që ka dhe thotë se s’do të blejë në janar.

“Nuk do të sjellim sulmues në janar. Ky është plani”, tha Guardiola, kur u pyet për sulmuesin Dusan Vlahović, që lidhet me një kalim te skuadra angleze.