Guvernatori Mehmeti:Viti 2021 me rritje ekonomike prej 9.9%
BKT
Lajme

Guvernatori Mehmeti:Viti 2021 me rritje ekonomike prej 9.9%

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, tha se përkundër pandemisë vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar.

Sektori i sigurimeve ka pasur shumë trend pozitiv

"Zhvillime pozitive kemi edhe te sektori i sigurimeve. Asetet e sektorit të sigurimeve, që përfaqësojnë rreth 3.0 përqind të gjithsej aseteve të sistemit financiar, në shtator 2021 shënuan vlerën prej 235.7 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 10.0 përqind. Është e rëndësishme të theksohet që ekuiteti i sektorit të sigurimeve edhe këtë vit ka shënuar rritje, si rezultat i kërkesave të BQK-së për shtim të kapitalit. Vlera e ekuitetit të siguruesve në shtator 2021 ishte 61.1 milionë euro me një rritje vjetore prej 5.9 përqind. Ndërkohë që ky sektor ka vazhduar të ketë performancë pozitive financiare edhe gjatë kësaj periudhe, duke regjistruar fitim neto në vlerë prej 5.9 milionë euro deri në shtator 2021. Primet bruto të shkruara nga kompanitë e sigurimit deri në shtator 2021 shënuan vlerën prej 86.9 milionë euro apo një rritje vjetore prej 20.2 përqind, përderisa dëmet e paguara bruto shënuan vlerën prej 45.6 milionë euro apo një rritje vjetore prej 30.0 përqind. Si rezultat i gjendjes së rënduar financiare dhe mos përmbushjes së kërkesave ligjore për kapital, me qëllim të mbrojtjes së policëmbajtësve dhe me qëllim të parandalimit të rritjes së ndikimit negativ në tregun e sigurimeve dhe në sistemin financiar në përgjithësi, gjatë këtij viti BQK-ja duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për BQK-në dhe Ligji për Sigurimet, ka marrë vendim për revokimin e licencës së siguruesit "Kosova e Re". Ky vendim ishte në vazhdën e një sërë masave të ndërmarra nga ana e BQK-së për rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit të sigurimeve, me qëllim të sigurimit të një sektori stabil dhe në pajtueshmëri me kërkesat ligjore të BQK-së", tha ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, tha se përkundër pandemisë vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar. Rritje, sipas Mehmetit, shënuan dhe remitencat, që shkuan mbi 900 milionë euro këtë vit. “Me gjithë vështirësitë, viti 2021 jam i lumtur si guvernator i BQK-së, që kemi arriur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai. “Kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”, u shpreh Mehmeti. Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.

Guvernatori Mehmeti tha po ashtu se edhe remitancat nga diaspora nga janari deri në tetor kanë shënuar rritje rreth 1 miliard euro, ose 20 përqind më shumë se vitin e kaluar.

Mehmeti: Gati 1 miliard euro remitanca

“Gjithashtu rritje kemi edhe te remitancat, të cilat kanë arritur vlerën 956 milionë euro apo me një rritje vjetore prej 20 përqind. Kjo bëri që të rriten edhe kërkesat e brendshme dhe njëkohësisht të rritet importi, ku importi me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion shënoi vlerën 4.2 miliardë euro, ose një rritje vjetore 42.5 përqind. Në anën tjetër eksporti i mallrave arriti në 684 milionë euro ose me një rritje prej 60 përqind”, tha ai.

Sipas Mehmetit, edhe investimet e huaja deri në shtator, kanë arritur në 389 milionë euro.

Mehmeti: Investimet e huaja deri në shtator 389 milionë euro

“Sa i përket investimeve të huaja direkte, vlera e tyre deri në shtator 2021 arriti në 389 milionë euro, krahasuar me 254 milionë sa ishte në vitin e kaluar. Këto kryesisht dominojnë prej investimeve të huaja direkte në sektorin e patundshmërisë, ku 265 milionë euro janë vetëm patundshmëri, ndërkaq 87 milionë janë në shërbime financiare”, u shpreh Mehmeti.

Guvernatori tha se përkundër pandemisë COVID-19, vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar dhe të rritet kreditimi.

Mehmeti: 1.6 miliardë euro kredi të reja

“Sektori bankar ka vazhduar që ta rritë kreditimin edhe njëkohësisht të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, ku vetëm deri në nëntor 2021 janë lëshuar 1.6 miliard euro kredi të reja që paraqet një rritje prej 21 përqind, e që bëri që total kreditë të arrijnë vlerën 3.7 miliardë euro. Gjithsej mjetet në sektorin bankar arritën në 5.79 miliardë euro”, theksoi ai.

BQK ka evidentuar edhe një shkallë të lartë të inflacionit krahas rritjes së çmimeve.

 


MË SHUME NGA Lajme