Rangnick bën thirrje të rikthehen pesë zëvendësime në Premier League
BKT
Sport

Rangnick bën thirrje të rikthehen pesë zëvendësime në Premier League

Trajneri i përkohshëm i Manchester United Ralf Rangnick ka bërë thirrje drejt krerëve të Premier Ligës angleze që të rikthehet e drejta për të bërë pesë zëvendësime, por kjo nuk ishte kërkesa e vetme e tij.

Po ashtu, trajneri gjerman kërkoi që Carabao Cup mos të zhvillohet më, në mënyrë që të trajtohet sa më mirë mbingarkesa me ndeshje të shumta.

Pasi që kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson kishte akuzuar krerët e Premier Ligës që nuk e marrin shëndetin e lojtarëve seriozisht, dhe trajneri Jurgen Klopp që tha se shtyrja e ndeshjes mes Liverpooli dhe Leeds vjen si pasojë e mos kujdesit nga krerët e kësaj gare, trajneri i Manchester United Ralf Rangnick beson se ka zgjidhje rreth këtyre problemeve.

“Lejimi i pesë zëvendësimeve u bë kur filloi Covid-19, dhe mendoj që ishte vendim i duhur për ta bërë atë gjë në mënyrë që të ruajnë energjinë e lojtarëve, veçanërisht të atyre të cilët veçse janë rikuperuar nga Covid-19. E njëjta gjë po ndodh tani, ne jemi në një situatë të njëjtë, ku nuk e shoh të arsyeshme nëse nuk e bëjnë të njëjtën gjë si para një viti e gjysmë”, tha Rangnick.

“Me aq sa e di unë, në Evropë, e vetmja është Anglia që lejon vetëm tre zëvendësime. Ende lejohet të kesh tetë lojtarë në bankën rezervë, kështu që duhet të kemi mundësinë për të bërë pesë zëvendësime, ose do të kemi gjithmonë pesë rezervistë të cilët nuk mund të hynë në lojë ose të luajnë”, shtoi trajneri gjerman.

Në fund, Rangnick kërkoi edhe anulimin e Carabao Cup, të cilën Manchester United e ka fituar pesë herë, në mënyrë që të ketë një orar më të lehtë të ndeshjeve për lojtarët dhe për klubet.