Certifitohen 190 rekrutët e rinj të FSK-së
Sot u ceritifkuan 190 rekrutet e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të të cilët edhe u betuan sot në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Në ceremoni pjesëmarrës ishin edhe Presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë si dhe familjarët e tyre, njafton Klankosova.tv.
Osmani, pas intonimit të himnit shtetëror, tha se me rekrutimin e tyre FSK-ja përmbyllë një vit jashtëzakonisht të suksesshëm të angazhimit dhe të rritjes, në harmoni me praktikat e ushtrive moderne.
“Secila ditë e certifikimit të rekrutëve të ri është e veçantë për ushtrinë dhe për shtetin tonë, sepse krahas rritjes së kapacitetit, FSK po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të procesit të tranzicionit. Me këtë investim ne po krijojmë mundësinë për një të ardhme të sigurt me rekrutët tanë të cilët të motivuar, të profesionalizuar dhe me integritet, do t’i qëndrojnë besnik atdheut të tyre dhe do të jenë të gatshme kurdo q t’i shërbejnë Kosovës. Ky kontingjent i rekrutëve janë ushtarët tanë ushtarët e Republikës së Kosovës të cilët janë dalëzotës ndaj atdheut.” u shpreh Osmani.
Kurse Kurti tha se me rekrutët e rinj rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë dhe e gjithë Kosova merr forcë të re dhe fiton vullnet të shtuar.
“Shërbimi juaj vetëmohues është inspirim dhe tregues më i çiltër i atdhe dashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të shtetit dhe popullit tonë. Nga sot jeni pjesë e një force që I shërben popullit të saj paqedashës forcës e cila është boshti I fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe partner I palëkundur i shteteve mike.” tha Kurti.
Në fund të ceremonisë, Komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjenerabrigade Irfete Spahiu, i uroi rekrutët për suksesin e dëshmuar gjatë trajnimit si dhe shprehi besimin për shërbim të suksesshëm të tyre në uniformën e FSK-së.
Forcës së Sigurisë së Kosovës të më 22 tetorë i janë bashkuar edhe 180 pjesëtarë të rinj, nga të cilët 12 femra.
Certifikimi i 190 ushtarëve të rinj është proces në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme operacionale, bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së.























