20:06 / 24.12.2021
Haaland bëhet futbollisti i dytë më i vlefshëm në botë, sipas Transfermarkt
Erling Haaland është bërë futbollisti i dytë më i vlefshëm, bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt.
Vlera e qendërsulmuesit norvegjez tani kap shifrën e 150 milionë eurove, transmeton GE.
Vetëm një futbollist ka vlerë më të madhe se Haaland. Bëhet fjalë për Kylian Mbappen që vlen 160 milionë euro.
Gjatë këtij sezoni, Haaland ka realizuar 19 gola dhe pesë asiste në vetëm 16 ndeshjet që i ka zhvilluar.























