22:11 / 24.12.2021
Bayerni pranon të paguajë 50 milionë euro për futbollistin e Leeds
Bayern Munich raportohet se ka arritur marrëveshje me Leeds United për transferimin e Raphinhas nga Leeds United.
Braziliani 25-vjeçar po kalon formë perfekte me Leeds United dhe ka marrë vëmendjen e kampionit gjerman, transmeton GE.
TNT Sports raporton se Bayern Munich ka pranuar të paguaj 50 milionë euro për shërbimet e anësorit brazilian.
Raphinha ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar një asist.























