Simeone Jr: Dua të stërvitem nga babai im, Atletico Madrid ëndrra ime
BKT
Sport

Simeone Jr: Dua të stërvitem nga babai im, Atletico Madrid ëndrra ime

Giovanni Simeone po zhvillon një nga sezonet e tija më të mirë në karrierë. Me kalimin nga Cagliari te Verona, djali i Diego Simeones po përjeton një rini të dytë. Në fazën e parë të këtij sezoni të Serie A Simeone ka shënuar 12 gola dhe aktualisht pozicionohet i treti në listën e kryegolashënuesve.

Prej vitesh Giovanni Simeone aktivizohet në Serie A, por ëndrra e tij është që një ditë të mbajë veshur fanellën e Atletico Madrid dhe të stërvitet nga babai i tij El Cholo Simeone, të paktën “cholito” këtë ka lënë të kuptohet në një intervistë për mediat, transmeton SS.

“E kam ëndërr të shkoj te Atletico Madrid. Unë jam një tifoz i atij ekipi, por çfarë kuptimi ka të mendoj për këtë?”, deklaroi Giovanni Simeone i cili foli edhe për shembujt e tij në futboll.

“Njëri është Benzema. Ai arrin të bëjë gjithçka dhe me kalimin e moshës përmirësohet. Ai hyn mirë në skemat e lojës, përshtatet me shokët e tij, zgjerohet, bën gjithçka.Tjetri është Lewandowski, një “kafshë” e zonës. Ai ka vetëm një mendim: të fusë topin në rrjetë. Dhe është e vështirë të kesh një vazhdimësi të tillë për kaq shumë vite”, përfundoi Simeone”.