16:42 / 27.12.2021
Kastrati i PDK-së jo veç opozitar, habit me zërin e tij duke kënduar live
Në emisionin Kojshia Show mysafirë për këtë javë ishin, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Kastrati dhe Esat Shala, vëllau i dëshmores së kombit, Luljeta Shala.
Ardian Kastrati, deputet i PDK-së qysh në mandatin e tij të parë ka treguar ‘dhëmbët’ e një opozitari, ku cak ka pasur kryeministrin Albin Kurti.
Por së fundmi, ai ka zbuluar edhe talentin e tij të fshehur, atë prej këngëtari.
I ftuar në emisionin ‘Kojshia Show’, Kastrati ka mahnitur me zërin e tij duke kënduar live, duke ‘kërcënuar’ jo pak një pjesë të estradës kosovare.























