AGK dënon intervistimin e gazetarit Muhaxheri në stacion policor në Kaçanik
BKT
Lajme

AGK dënon intervistimin e gazetarit Muhaxheri në stacion policor në Kaçanik

Gazetari dhe redaktori i portalit `Indeksonline`, Alban Muhaxheri e ka njoftuar AGK-në, se është marrë në pyetje për disa orë në stacionin policor në Kaçanik, pas shkrimeve për një pjesëtar të Policisë në një faqe lokale të Facebookut.  

Sipas Muhaxherit, atij i është kërkuar ta heqë shkrimin  ose do të mbahej në paraburgim për 48 orë. 

AGK e dënon ftesën e Policisë për intervistimin e gazetarit dhe e sheh këtë si presion të hapur për punën e medias. 

AGKK, gjithashtu e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë sjelljen e zyrtarëve policorë dhe të kujdeset që ngjarje të tilla të mos përsëriten.


MË SHUME NGA Lajme