Shala: Zgjerimi i NATO-s ka ndalur ndikimin rus
BKT
Lajme

Shala: Zgjerimi i NATO-s ka ndalur ndikimin rus

Putini është i vetëdijshëm se Rusia është pakrahasimisht e dobët sa i përket fuqisë ushtarake, ekonomike etj në raport me vendet e NATO-s dhe Perëndimin. Prandaj Rusia është duke zhvilluar metodat hibride të veprimit.

Këto deklarata i bëri autori i Dokumentarit “VIRUSSIA”, Mentor Shala gjatë një debati në emisionin “Voyage” në RTK me temë “Lufta hibride ruse në Ballkanin Perëndimor”.

Rusia vazhdon të ketë të njëjtat pretendime ndaj Ballkanit dhe Perëndimit, mirëpo vetem ka ndryshuar format e luftës. Çështja e Ballkanit sot nuk përbënë qëllim territorial për Rusinë pasi që ajo e di se e ka të pamundur këtë me prezencën dhe zgjerimin e NATO-s në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut.

Kjo shihet edhe bazuar në rrethanat e reja të krijuara dhe kërkesat e Rusisë ndaj NATO-s dhe Perëndimit, për ndalimin e zgjerimit të NATO-s. Sipas Shalës, krijimi i problemeve artificiale nga Rusia dhe Putini është me qëllim të përdorimit pastaj të këtyre çështjeve për qëllime përfitimi të saj, faktorizimit të saj në politikën ndërkombëtare si dhe të “tentimit për të tegtuar apo bërjes pazar me këto çështje”.

Zhvillimet e fundit, sipas Shalës janë duke e konfirmuar këtë gjë. Shala po ashtu vuri në dukje problemet e mëdha me të cilat është duke u ballafaquar Rusia brenda saj siç janë ato ekonomike. Sipas tij veprimet e Rusisë sot janë për ta tërhequr vëmendjen nga këto probleme. Sa i përket fenomenit të përdorimit të medias për të shpërndarë propagandë, Shala vuri në pah përdorimin e saj nga Rusia dhe tentimin për nxitjen e tensioneve ndëretnike siç ka bërë Rusia me disa media serbe në Kosovë.

Sipas tij Rusia është munduar që të nxis përqarje brenda vendeve dhe të krijoj përceptime të gabuara për zhvillimet politike, ekonomike sociale në vendet e Ballkanit.


MË SHUME NGA Lajme