06:22 / 28.12.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë janë Rrezarta Jashari , Koordinatore e projekteve në GIZ dhe Ismet Sijarina, regjisor. Ata flasin për FUSHATËN “JETA NËN MASKË.
Anila Jaka Teshavesha, flet për temën "INICIATIVA PËR TË NDIHMUAR VAJZAT DHE GRATË E PREKURA NGA KANCERI I GJIRIT".
Muhamet Ahmeti artist,profesor. Ai flet për 30 VJET KRIJIMTARI PËRMES EKSPOZITËS.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























