Brooklyn Nets e Chicago Bulls makineri, bie Phoenix Suns
Brooklyn Nets dhe Chicago Bulls vazhdojnë me fitoret ne NBA. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes kanë mposhtur 124-105 Los Angeles Clippers.
James Harden ishte në formë fantastike, teksa shënoi 39 pikë, asistoi 15 herë dhe regjistroi 8 rebound. Chicago Bulls, edhe pse nuk e nisën mirë periodën e parë, nuk e diskutuan fitoren me Atlanta Hawks. “Demat” triumfuan 130-118 dhe si zakonisht shkëlqyen tre lojtarët kryesorë të skuadrës, DeMar DeRozan (35 pikë, 10 asiste, 5 rebound), Zach LaVine (30 pikë, 9 asiste, 4 rebound) dhe Nikola Vucevic (24 pikë, 6 asiste, 17 rebound).
Te rivalët paraqitje të mira bënë Cam Reddidh dhe Trae Young, që shënuan respektivisht 33 dhe 29 pikë. Phoenix Suns-Memphis Grizzlies ishte një nga ndeshjet kryesore të mbrëmjes, që përfundoi 113-114. Miqtë ia dolën ta menaxhojnë diferencën e periodës së dytë e të tretë dhe fituan.
30 pikët e Devin Booker nuk mjaftuan për Suns, pasi në anën tjetër shkëlqyen Ja Morant (33 pikë, 4 asiste, 4 rebound) dhe Desmond Bane (32 pikë, 3 asiste, 6 rebound). Fitore edhe për Dallas Mavericks, që mposhti Portland Trail Blazers me rezultatin 132-117.
Kristaps Porzngis (34 pikë, 5 asiste, 9 rebound) ishte ylli i ndeshjes, duke zhvlerësuar 26 pikët e rivalit Damian Lillard. Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të luajtura në NBA:
























