​Tahiri: Ju keni stagnuar, të ftohtit dhe kriza nuk e pret strategjinë
BKT
Lajme

​Tahiri: Ju keni stagnuar, të ftohtit dhe kriza nuk e pret strategjinë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se Qeveria Kurti ka stagnuar në ballafaqimin me krizën energjetike. Prandaj, sipas tij kjo krizë dhe të ftohtit nuk mund të presin strategjinë e kësaj qeverie.

Ai fjalimin e tij e nisi duke shprehur falënderim për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për gatishmërinë që shfaqi për të ndihmuar qytetarët e Kosovës që në prag të festave të kenë energji elektrike.

Ndërsa, e ka konsideruar si të papranueshme mos prezencën e kryeministrit Albin Kurti në seancën ku po diskutohet për krizën energjetike në Kosovë. Sipas tij Kurti shihet vetëm me postime në rrjete sociale duke u munduar të gjej fajtor.

“Mendoj se për kryeministrin tonë nuk duhet të ketë problem, preokupim dhe përkushtim më të madh sesa me u marr pikërisht me mungesën e energjisë elektrike si kryetar i kësaj qeverie, si një njeri që më së shumti bie barra mbi të[…]Kryeministrin tonë e shohim vetëm në ‘Facebook’ me disa postime edhe ata duke u munduar me gjetur fajtor. Nuk po e bëjmë fajtor për të kaluarën por po i kërkojmë përgjegjësi për situatën aktuale në të cilën ndodhemi. Jemi i vetmi vend në rajon dhe botë që pavarësisht krizës së shkaktuar që nuk e ka prekur vetëm Kosovën, mirëpo Kosovën e ka prekur vetëm terri. Pra, jemi i vetmi vend që ne i përjetojmë reduktimet një vend tjetër në rajon nuk i përjeton reduktimet qysh është duke i përjetuar Kosova[...]me resurset tona të tjerët po bëjnë zgjidhje por na për vete me resurset tona nuk po mund të bëjmë zgjidhje pse sepse kemi një qeveri të paaftë, kemi probleme shumë serioze me ata që na udhëheqin”, theksoi ai.

Pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum që ta votoj vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë pasi vetëm 55 deputetë kanë marrë pjesë në votim, Tahiri u shpreh se është veprim i pafalshëm.

Ai tutje vazhdon ta konsideroj si gabimin më të madh të Qeverisë së Kosovës për refuzimin e projektit të gazsjellësit.

Tahiri: Ju keni stagnuar komplet, të ftohtit dhe kriza nuk e pret strategjinë e kësaj qeverie

Video

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ju nuk i keni numrat e mjaftueshëm që ta votoni këtë dokument që e ka sjell Qeveria e Kosovës në parlament, vërtetë është e pafalshme. Papërgjegjësia po shkon shkallë-shkallë, po fillon prej ndërmarrjeve publike, bordeve që i keni emëruar po kalon tek Qeveria e pastaj po vjen këtu tek në parlament. Pra, këtu kemi njëfarë degradimi të madh të papërgjegjësisë në vend dhe sinqerisht po iu them nuk po shoh që po vijnë ditë të mira sa i përket kësaj sfide[...]Ato qeveritë e këtij 20 vjeçari janë bërë projekte në këtë vend që me lehtësuar qeverinë pas qeverie ballafaqimin me këto sfida, por ju keni stagnuar komplet dhe nuk është mirë me harxhu 3-4 orë debat dhe me dal vetëm me u shfajësuar dhe me i fajësuar të tjetër çka kanë bërë pa dhënë edhe një alternativ të vetme se çka do me bë. Kriza dhe të ftohtit nuk e pret strategjinë e kësaj qeverie ”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme