Lokaj vlerëson lart idenë e Ademit për ndërtimin e Kolegjit të futbollit
BKT
Sport

Lokaj vlerëson lart idenë e Ademit për ndërtimin e Kolegjit të futbollit

Ideja e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), agim Ademi për ta rikthyer objektin e shkatërruar në Banullë në një Kolegj modern të futbollit, është vlerësuar lartë nga komentatori i njohur i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Andin Lokaj.

Lokaj mendon se do të jetë privilegj për Lipjanin të ketë një shkollë të tillë, ngase sipas tij, prej aty do të defilojnë yje e legjenda shqiptare, europiane e botërore.

Sipas Lokajt, katër-pesë presidentet e ardhshëm të FFK-së do të mburren me iden e kryetarit aktual të futbollit kosovar.

“Kryetari i FFK-së Agim Ademi në bashkëpunim edhe me një vendbanim të harruar moti nga Politika, del me idenë e re për ndihmën dhe zhvillimin e gjeneratave të reja.  99 vjet shfrytëzim. Allo 99 vjet nën ombrellën e Federatës së futbollit.

Do të jetë privilegj për Lipjanin të ketë një shkollë të tillë, ngase prej aty do të defilojnë yje e legjenda Shiptare ,europiane e botrore,si ligjjërues e çka jo tjetër.

Por ajo që është më e rëndësishme nga të gjitha. 4-5 Presidentët e ardhshëm të FFK-së ( brenda periudhës 99 vjet) do të mburren nga kjo ide e Kryetarit aktual të futbollit tonë”, ka shkruar Lokaj.