Schik drejt Premier League, klubi londinez ofron 48 mln euro!
BKT
Sport

Schik drejt Premier League, klubi londinez ofron 48 mln euro!

E ardhmja e Patrik Schik mund të jetë në Premier League.

Për sulmuesin çek i cili gjatë kësaj periudhe ka bërë mirë te Bayer Leverkusen, interesohet West Ham që për të bindur aspirinat të lejojnë largimin e sulmuesit janë gati të ofrojnë plot 48 milionë euro.

Një shifër e konsiderueshme por mëse e pranueshme për një lojtar si Schik që ka ditur të lerë shenjë në klubet ku ka luajtur.