20:11 / 29.12.2021
Pas raportimit të RTK, sanohet problemi i trafos në lagjen Kroi i Vitakut
Pas raportimit të RTK-së, banorëve shqiptarë të lagjes së Kroi të Vitakut në Veri të Mitrovicës, pas 11 dite u rregullohet trafoja e cila ishte jashtë funksionit.
Banorët falenderuan Televizionin Publik per angazhimin dhe u ndjenë të gëzuar për rikthimin e dritës para festave të fund vitit.























