Dejvi Bregu është “Topi i Artë” i futbollit shqiptar
RTSH Sport dhe FSHF kanë zhvilluar sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sezonin 2020-2021. Kështu në ceremoninë e mbajtur te Liceu Artistik, u vendos se kush ishte lojtari më i mirë i sezonit të kaluar si dhe formacioni më i mirë.
Për sa i përket çmimit individual që mban emrin e çmimit të dhënë nga France Football “Topi i Artë”, u shpall ish-lojtari i Teutës, Dejvi Bregu. Ai u vlerësua si lojtari më i mirë i Abissnet Superiore për sezonin 2020-2021.
Ndërkohë, në formacionin e vitit nuk pati një ekip që dominoi më shumë se të tjerët me lojtarët e vetë. Nga dy lojtarë për Teutën kampione, Vllazninë, Partizanin, Tiranën dhe Laçin. Ndërkohë që lojtari i 11 plotësohet nga Kukësi. Trajneri më i mirë është shpallur Thomas Brdaric.
Formacioni i vitit: Visar Bekaj (Tirana), Erdenis Gurishta (Vllaznia), Egzon Belica (Partizani), Mevlan Adili (Vllaznia), Marsel Ismajlgeci (Tirana), Julian Shehu (Laçi) , Albano Aleksi (Teuta), Regi Lushkja (Laçi), Jasir Asani (Partizani), Dejvi Bregu (Teuta), Agim Ibraimi (Kukësi+Dinamo). Trajner: Thomas Brdaric (Vllaznia)























